SPORT

Kur do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës?

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.

Ende nuk ka datë sa i përket finales së Kupës.

Në anën tjetër Superliga e Kosovës pritet të fillojë katër ditë më vonë me 7 qershor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.