KULTURË

Kur arti i shërben mjekësisë

Që nga kontakti ynë i parë me evropianët e deri në ditët e sotme, njerëzit autoktonë janë përballur nga një krizë e shëndetit publik, në tjetrën. Procesi ynë i shërimit dhe kujtesa jonë historike e këtyre momenteve nuk duhet të përfundojë me vaksinime.

Traditat e këngës dhe vallëzimit ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit që është thithur nga sëmundja trupore, dhe ato sigurojnë mbështetje shpirtërore për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Arti me fjalë të tjera, na lejon të mbijetojmë.

Gjatë shekullit të 19-të migrantët përvetësuan tokat, ujin dhe burimet tona, duke i bërë komunitetet tona të ndjeshme ndaj sëmundjeve ngjitëse. Njerëzit autoktonë, me kalimin e kohës zhvilluan imunitet të tufës.

Ne filluam të përfitojmë nga vaksinimi kur ai u bë i disponueshëm në vitin 1832 i miratuar nga Akti Indian i Vaksinimit, kryesisht për t’u mbrojtur nga kolonët e rinj në mesin tonë.

Me goditjen e gripit në vitin 1918, njerëzit e mi sapo kishin filluar të shërohen nga një pikë e ulët e popullatës sonë. Ne banuam në komunitete të largëta, rurale të Liqeneve të Mëdha, por, si në vitet e kaluara, kjo nuk na shpëtoi.

Sipas sistemit të fiseve indiane, me përhapjen e gripit spanjoll mijëra fëmijë u dërguan nga shtëpia në konviktet e shkollave qeveritare. Kjo ishte një ndër përvojat më të këqija që kemi përjetuar.

Gjatë asaj pandemie globale, u shfaq një traditë e re shëruese mes grave Ojibwe. Nëse keni qenë i pranishëm gjatë një festimi  – të vallëzimit të vjetër indian – me siguri e dini sesi funksionon ajo përformancë.

Pamje shkëlqyese dhe atmosferë shoqërore – burrat i bien daulleve, ndërsa të gjithë përfshirë fëmijët e deri tek të moshuarit kërcejnë nën ritmin e tyre. Aspektet e këtij vallëzimi janë të popullarizuara shumë, madje “Jingle Dress Dance” është e njohur për ritualin e saj shpirtëror e të thellë në mes këtyre festimeve.

Tregimet e grave Ojibwe, thonë se “Jingle Dress Dance” lindi kur një vajzë e re u sëmur dhe u duk se ishte afër vdekjes. Babai i saj mendoi të krijonte një valle të re, e cila më pas do të pasonte me një fuqi shëruese të pazakontë.

Veshjet shëruese shpejt u krijuan dhe u zbukuruan me kone metalike, e që më pas u veshën nga katër gra në një valle ceremoniale.

Duke dëgjuar tingujt, vajza filloi të ndjehej më e fortë, madje deri në fund të natës ajo po kërcente gjithashtu.

Kështu e mbijetuara nga pandemia ndihmoi në organizimin e përformancës së parë të vallëzimit “Jingle Dress Dance” në shoqëri.

Versione të kësaj historie tregohen nga Minesota qendrore në veri të Ontarios.

The Jingle Dress Dance has become a symbol of female empowerment across tribal nations. Jingle Dress Dancers protesting a pipeline project, at Standing Rock Reservation, in 2016.

Gjyshja ime, e cila hyri në vitet e saj të adoleshencës në vitin 1918, jetoi në Liqenin e Kuq të Ojibwe në Minesotën veriore, dhe mbeti një balerinë e këtij vallëzimi deri në fund të jetës së saj. Ajo gjithashtu ndoqi një shkollë qeveritare, por nuk e pengoi atë të krijonte veshje indiane.

Sot vajza ime, përveç studimit të gjuhës “Art dhe Ojibwe” në Universitetin e Minesota, praktikon vallëzimin “Jingle Dress Dance”.

Vallëzimi “Jingle Dress” pasqyron një fuqi shpirtërore për popullin indian, për shkak të lidhjes së tij me shërimin.

Në botën e Ojibwe, fuqia shpirtërore lëviz nëpër ajër dhe tingujt kanë rëndësi. Rreshtat e koneve metalike “ziibaaska’iganan” në gjuhën Ojibwe, krijohen nga rrobat dhe prodhojnë një shpërthim të këndshëm ndërsa kërcejnë përballë njëri-tjetrit. Kur shumë gra kërcejnë së bashku në unison, efekti përforcohet, duke e krijuar një reagim shërues. Disa ndonjëherë e përshkruajnë atë si tingullin e reshjeve, megjithëse një Ojibwe nga veriu, e dëgjon atë si tingulli i akullit.

Gratë kërcejnë të shpërndara, jo në një vijë të drejtë, për të shpërqendruar sëmundjen. Shëruesit në fillimt të shekullit të 20-të, të cilët mund të ishin burra ose gra, u vlerësuan për njohuritë e tyre të gjera për bimët. Muzika dhe mjekësia bashkëjetojnë në një partneritet simbiotik. Për shkak se kënga dhe vallëzimi ka veti shëruese, arti është po aq i nevojshëm sa mjekësia në kohërat më të këqija.

Krijimi i vallëzimit “Jingle Dress Dance” i cili u krijua një shekull më parë përkoi me një raund të ri të shuarjes së fesë indiane. “The Dance Order” i cili dënoi shumë forma të vallëzimit ritualist mbi fiset, mbërriti nga Washingtoni në vitin 1921. Komisioneri i të drejtave indiane në atë kohë, Charles Burke, iu drejtua me një letër agjentëve indianë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vallëzimi, në kushte primitive dhe pagane është i dëmshëm, dhe ne duhet ta kontrollojmë atë përmes proceseve arsimore sa më shumë që të jetë e mundur, madje të marrim masa ndëshkuese, nëse tendencat e tij degraduese vazhdojnë”, thuhej në letër.

Vetë kombi im i Liqenit të Kuq, i qeverisur nga trashëgimtarët, anashkaloi  këtë vendim, duke i thirrur banorët për të festuar me vallëzime rituale, dhe mbolli flamuj amerikanë nga mbledhja gjatë ditës. Gratë si gjyshja ime filluan të kërcejnë.

Vallëzimi Jingle Dress mbeti një traditë rajonale për dekada deri në vitet e 80-ta, kur u bë jashtëzakonisht i popullarizuar dhe u përhap në shumë kombe fisnore në Amerikën e Veriut. Vallja është bërë simbol i fuqizimit të grave vendase indiane. Valltarët e Jingle Dress tani i kushtojnë vëmendje grave të vdekura indiane nga murtaja.

Ndërkaq tani javët e fundit me shtrirjen e pandemisë në kombin e Navaras, vallëzimet virtuale janë rritur në vendin indian. Valltarët kanë filmuar veten, ndërkaq në mesin e tyre nuk mungon as edhe vallëzimi Jingle Dress.

Numri i banorëve të Ojibwe kap shifrën prej 200 mijë, nga shumë kombe të vogla të ndara midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë.

Të gjithë ne që vallëzojmë, kujtojmë historinë e një vajze të re, që i mbijetoi një pandemie globale. Mbijetesa e saj na jep shpresë.

Shkruan Brenda J.Child, profesoreshë e studimeve indiane amerikane në Universitetin e Minesota.