SPORT

Kupa e Italisë/ Juventus – Milan, luhet me dyer të mbyllura?

Frika nga koronavirusi mund të detyrojë që të luhet pa tifozë përballja e kthimit mes Juventusit dhe Milanit e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e planifikuar për të mërkurën u vendos të ishte pjesërisht e hapur për tifozët dhe të përjashtonte njerëzit që do të udhëtonin nga Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto.

Ndeshjet në Serie A janë luajtur ose janë anuluar në varësi të ekipit vendas dhe guvernatori i rajonit të Piemonte Alberto Cirio i dha dritën jeshile ‘Allianz Stadium’.

Nesër, do të ketë një takim tjetër në rajonin e Piemonte dhe nëse dekreti zgjatet, ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura.

Tifozët do të duhet të presin për të rejat e fundit në lidhje me situatën, por sipas La Stampa, vendimi tashmë është marrë dhe ndeshja duhet të luhet pa spektatorë.

Deri në këto momente janë të gjitha lajme që raportohen nga media dhe ende nuk ka asnjë vendim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.