Kosova

Kundër pranimit të testeve të ardhura nga Serbia për COVID -19!

Dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtor të KQZ në QKUK.

Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë!

Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartëseve të tjerë të Milosheviçit!

Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese!

VËREJTJE:

Ky peticion synon të mbledh të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime politike, dhe përfaqësohet nga Fitim Çeku (gazetar) dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja (aktivistë politik).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.