
Mbrojtësi anglez Harry Maguire ia ka shprehur trajnerit Gareth Southgate shqetësim për gjendjen e tij fizike.
Anëtari i Manchester United, ka luajtur çdo minutë me ‘djajtë’, në ndeshjet e të gjithë kompeticioneve ku merr pjesë.
Mediumi anglez Daily Mail, raporton se selektori Southgate do të detyrohet që në njërën nga ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi apo Kosovës ta pushoj qendër-mbrojtësin.
26 vjeçari, u transferua gjatë verës te Manchester United nga Leicesteri për 80 milionë funta, për tu bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
add a comment