Bota

Kundër COVID-19/ Izraeli kryeson “garën e vaksinimit”

Izraeli ka bërë vaksinimin kundër coronavirusit tek më shumë se një milion njerëz, niveli më i lartë në botë, ndërsa përpjekjet globale të imunizimit po rriten.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47, sipas një faqe interneti të lidhur me Universitetin e Oksfordit.

Për krahasim, Franca kishte vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor.

Ndryshe, më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur tani nga virusi në të gjithë botën.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga “Our World in Data”, e cila është një bashkëpunim midis Oksfordit dhe një organizatë bamirësie arsimore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata matin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës së coronavirusit.

Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza.

Ndërkohë bëhet e ditur se SHBA mbetën shumë larg nga synimi i saj për të vaksinuar 20 milionë njerëz deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milionë që kishin marrë një të tillë deri më 30 dhjetor.

Izraeli filloi vaksinimet në 19 dhjetor dhe po jep vaksina për rreth 150,000 njerëz në ditë, me përparësi mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që janë klinikisht të ndjeshëm. Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, ka parashikuar që Izraeli mund të dalë nga pandemia që në shkurt – por tani është në bllokimin e tretë kombëtar.