SPORT

Kuka për Norën: Trepça prodhon edhe bronzë

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti me IPPON xhudisten nga Gjeorgjia, Liparteliani, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe trajneri, Driton Kuka në profilin e tij në Facebook.

Edhe një ….
Po po Medalja e dytë Evropiane!
Nora Gjakova e bronztë 57 kg!
Ditë e shkelqyeshme e Norës!
Ju duk shumë me i marr dy të arta Kosova andej por …
Trepça prodhon edhe bronzë.
Kosova mbi të gjitha …