OPINION

Kujtesë politike historike

Ak.Gazmend Zajmi: “Akcioni i diferencimit ideo-politik paraqet një sadizëm politik”
Me rastin e 30 Vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese
Shkruan: Rexhep OSMANI

Në shenjë respekti të lartë që kanë bota akademike,institucionet e arsimit, shkencës dhe të kulturës, delegatët e Kuvendit të Kosovës ,të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese në Prishtinë, më 2 korrik 1990, për hartuesin e Deklaratës Ak . Gazmend Zajmin, figurën madhore kombëtare politike e shkencore të Kosovës, po publikojmë të plotë Vendimin e Kryesisë së Komitetit Komunal të Prishtinës për përjashtimin e Dr.Gazmend Zajmit nga LKJ më 21 shtator 1984.

Kryesia e Komitetit Komunal kishte formuar Grupin Punues në këtë përbërje : Nedelko Pupovac ,Ragip Halili dhe Sherafedin Sulejmani të cilët mbështe tur në analizën dhe konstatimin e dy kryesive: KK LK të Prishti- nës dhe të Konferencës Uuniversitare njëzërit propozojnë që Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani të përhashtohen nga LKJ .

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Kryesia e Komitetit Komunal e LK të Prishtinës në Seancën e mbajtur më 22 .8. 1984, duke shqyrtuar aktivitetin lidhur me thellimin e mëtejmë të diferencimit ideo-politik të LK në Universitet dhe qëndrimet e kryesive të Konferencës Akcionale të LK të Universitetit dhe të Komitertit Komunal të LK të Prishtinës mori këtë:

V E N D I M

Dr. Gazmend Zajmi ,profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës i lindur më 20.6. 1936 në Krumë të RSP të Shqipërisë, anëtar i LKJ nga viti 1958 ,pasi që me veprimet dhe pikëpamjet e veta erdhi në konflikt me Platformën politike dhe normat statutare të LKJ PERJASHTOHET nga LKJ.

A r s y e t i m

Në seancën Komitetit Komunal të LK të Prishtinës më 22.03.1984 u shqyrtua vlerë-simi dhe qëndrimi mbi aktivitetin e Lidhjes së Komunistëve në Universitet të dy Kryesive të LKJ,asaj të Komitetit Komunal të LK të Prishtinës dhe të Kryesisë së Konferencës Akcionale të LK të Universitetit më 13.07 1984, mbi thellimin e diferencimit ideo-politik në Univesiitet si dhe qëndrimin e mbledhjes më 16.07.1984 të KK të LK të Prishtinës. Me këtë rast njëzëri u përkrah propozimi i dy Kryesive dhe i Komitetit Komunal të LK të Prishtinës që Prof. dr. Gazmend Zajmi të PERJASHTOHET nga LKJ.

Ky Vendim u muar për arsye se Dr. Gazmend Zajmi,si anëtar i LKJ dhe profesor,nuk tregoi gatishmëri që në mënyrë aktive të angazhohet për realizimin e qëndrimeve dhe detyrave të cilat i përcaktoi LKJ lidhur me luftën kundër aktivitetit armiqësor dhe kundërrevolucionar dhe për stabilizimin e gjendjes politike në Universitet e më gjërë. Duke marrë këtë Vendim Kryesia e Komitetit Komunal të LK pati parasysh këto rrethana dhe fakte:

1. Dr.Gazmend Zajmi një kohë bukur të gjatë para ngjarjeve kundërrevolucionare ishte prorektor dhe Rektor i Universitetit. Më vonë u vlerësua se ky kishte përgjegjësi të theksuar për disa rrjedha negative që iu paraprinë ngjarjeve të vitit 1981 në Universitet,prandaj u detyrua të japë dorëheqje nga posti i Rektorit. Poashtu, për këtë arsye ai u lirua edhe nga vendi i anëtarit të Komitetit Krahinor të LK të Koso- vës dhe nga anëtari i Kryesisë së Konferencës Krahinore Krahinore të LSPP të Kosovës.Statusi i tij si anë- tar i LKJ për një kohë nuk muar në shqyrtim me që pritej se ai si anëtar i LK do të angazhohet më tepër dhe në mënyrë permanente në gjykimin e ngjarjeve kundërrevolucionare dhe për stabilizimin e gjendjes në Universitet e më gjërë. Mirëpo, një angazhim i tij i tillë mungoi.

2. Dr. Gazmend Zajmi, përveç një bisede në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, menjëherë pas ngjarjeve të vitit 1981, verbalisht u deklarua kundër demostratave si akt armiqësor, e praktikisht më vonë asnjëherë haptas dhe publikisht nuk është distancuar nga pozitat ideore dhe Platforma e forcave që veprojnë nga pozitat e nacionalizmit . Ai nuk ka gjykuar ato e as që është angazhuar në luftën konkre- te kundër këtyre forcave dhe pozitave të tyre ideo-politike, që po zhvillon Lidhja e Komunistëve në Uni- versitet dhe më gjërë. Edhe në kohën kur ishte rektor i Universitetit, në momentin vendimtar për de- klarim dhe angazhim të hapët të çdo anëtari të LKJ kundër veprimtarisë armiqësore ,përkundër thirrjeve të hapta nga tribina e Seancës së Komitetit Krahinor, ai vazhdoi të heshtë edhe pse detyra të cilën e kryente e obligonte që të jetë njëri nga personat më aktivë në Universitet.

3. Gjatë vitit 1982, kur Lidhja e Komunistëve në Universitet dhe më gjërë vazhdonte aktivitetin në thelli- min e e proceseve të diferencimit ideo-politik , Dr. Gazmend Zajmi u përmend ndër të parët në radhën e atyre që heshtin dhe po i bëjnë obstrukcion akcionit të këtillë Lidhjes së Komunistëve . Mirëpo , për ar- syera ekskluzivisht humane, meqenëse ishte i sëmurë,nuk u shqyrtua për te.

4. Pasi që nga fundi i vitit 1983, Dr. Gazmend Zajmi u kthye në punë si arsimtar i Fakultetit Juridik , normalisht pritej që si anëtari LKJ të angazhohet në aktivitetin e tij ideo-politik i cili vazhdonte në Fakultet, Universitet dhe më gjërë. Mirëpo, ai prapë vazhdoi të heshtë dhe të mbetet pasiv. Duke konsideruar këtë qëndrim si të papranuar u vendos që haptas të bisedohet në Aktivin e e arsimtarëve të Fakultetit Juridik për qëndrimin, sjelljet dhe pozitën e tij. Atëherë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe konkrete iu bë me dije se me sjelljet e tij opurtuniste nuk mund të qëndrojë si anëtar i LKJ. Aktivi i arsimtarëve ishte unik në vlerësim se çdo tolerim të heshtjeve apo sjelljeve opurtuniste të tij dhe anë- tarëve të tjerë do të ndikojnë negativisht në akcionin e mëtejmë të LK. Dr. Gazmend Zajmi jo vetëm që nuk i pranoi vërejtjet dhe sugjerimet e Aktivit të LK të arsimtarëve të Fakultetit Juridik por dual me qëndrime dhe mendime sipas të cilave askush nuk ka të drejtë ti bëjë vërejtje ,dhe se “ia zënë për të madhe LK që emrin e tij e shtron në këtë mënyrë “.

5. Lidhur me ten ë këtë,u bisedua edhe në organizatën e tij ku iu shqiptua masa partiake e vërejtjes .Sjelljet dhe qëndrimet e tij të papranuara veçmas erdhën në mbledhjen e Organizatës themelore të LK të vitit të IV të Fakultetit Juridik . Me atë rast ai jo vetëm që nuk e pranoi asnjë vërejtje,kritikë dhe sugjerim të anëtarëve të kësaj organizate por u paraqit me vlerësime dhe qëndrime me të cilat haptazi kundërshtoi politikën dhe aksionin e LK . Ai në këtë mbledhje doli me teza se gjoja “akcioni i LK lidhur me diferencimin ideo-politik është drejtuar kundër intelegjencës shqiptare,dhe se ky aksion i diferencimit ideo- politik paraqet një sadizëm politik “. Në këtë mënyrë u orvat që tërë aksionin e LK ta paraqes si veprimtari tendecioze të disa individëve ndaj tij. Dr.Gazmend Zajmi Lidhjes së Komunistëve ia zë për të madhe që po vazhdon kaq gjatë aktivitetin për diferencimin ideo-politik ngase sipas tij “ as lufta nacio- nal- çlirimtare nuk ka zgjatur kaq shumë sa diferencimi ideo-politik këtu”

6. Ai gjithashtu u përpoq që këto pikëpamje dhe qëndrime ti paraqes në mënyrë publike duke shpër- darë dhe shumëzuar tekstin e diskutimit të tij për gazetarë dhe dhe individë të tjerë ,çka qartë dëshmon se ai ishte i gatshëm që haptas të hyjë në konfrontim me qëndrimet esenciale dhe orientimin e aksio- nit politik të LK. Kjo sjellje e tij nuk mund të kuptohet ndryshe por si një përpjekje që rreth veti të arrijë përkrahjen e nacionalistëve dhe rrymave tjera armiqësore të cilat nga pozitat e ndryshme ende po zhvillojnë luftë kundër LK dhe sistemit tonë vetëqeverisës

7. Të gjitha këto fakte tregojnë se Dr. Gazmend Zajmi erdhi në kundërshtim me normat statutare,Progra- min dhe Platformën politike të LKJ për çka edhe u vendos të PERJASHTOHET nga LKJ . Vendimi i këtillë u muar në Kryesi të Komitetit Komunal të Lk të Prishtinës mbasi që masa e shqiptuar ideo politike në Organizatën themelore të LK të vitit të IV të Fakultetit Juridik në Prishtinë nuk qe adekuate me sjelljet, qëndrimet dhe përgjegjësinë ideo-politike të tij

8. Kryesia e Komitetit Komunal të LK e formoi Grupin Punues që të bisedojë me Dr.Gazmend Zajmin para se t’ia shqiptojë këtë dënim . Mirëpo , përkundër faktit se është ftuar në mënyrë të rregullt zyrtare që të marrë pjesë në bisedë me Grupin punues ,ai nuk i përgjigjet ftesës. Gjithashtu ai është ftuar edhe në Mbledhjen e Kryesisë së KK LK në të cilën është shqyrtuar pëgjegjësia e tij ideo-politike dhe i është shqiptuar dënimi. Mirëpo,as atëherë, nuk i përgjigjet ftesës. Ftesat për pjesëmarrje në bisedë me Grupin e punës dhe për mbledhjen e Kryesisë së KK LK të Prishtinës janë dërguar me korier dhe me postë, për çka ekziston dokumentacioni në Komitetin Komunal të LK të Prishtinës.

Kundër këtij Vendimi i PERJASHTUARI ka të drejtë ankese Komisionit Statutar të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës në afat prej dy muajsh prej ditës së marrjes së këtij

Numër 927 Në Prishtinë, më 21 shtator 1984

KRYESIA E KOMITETIT të LK TE PRISHTINES ,

Azem Vllasi,

kryetar

DËRGUAR:

1. Dr. Gazmed Zajmit

2. OTH të LK të të Fakultetit Juridik Prishtinë

3. Arkivës së KK të LK të Prishtinës

(Marrë nga Arkivi Ndërkomunal Prishtinë Fondi Komiteti Komunal)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.