OPINION

Kujtesë historike – arsimore

Serbia  pas ndryshimeve kushtetuese më 28 mars 1989 dhe pas miratimit të ligjeve nga veprim- taria shoqërore, më 25 janar 1990, me pëlqimin e kuveneve të krahinave socialiste autonome, të gjitha çështjet dhe marrëdhëniet arsimore mbeten në kompetencë të Serbisë për t’i rregulluar në mënyrë unike për tërë territorin e Republikës. Ndryshimet ligjore që kishte ndërmarrë Serbia kundër arsimit shqiptar në Kosovë shpienin drejt shkatërimit të sistemit të arsimit në Kosovë dhe hapnin rrugën e proceseve asimiluese për shqiptarë  dhe defaktorizimin e popullit shqiptar shu- micë në KSA të Kosovës. Ishte një ripushtim i egër që kërcnonte arsimin e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta. Përgjegjësit e arsimit dhe opinioni publik u përballën me një gjendje të rëndë  dhe me shumë përgjegjësi, shkruan Kosova.info.

Tani, mbushën 30 vjet kur në Amfiteatrin e Fakultetit Filozofik u mbajt Tribuna pedagogjike me temë:“Barazia në arsim dhe edukim”. Praktikisht këtu nis orteku i refuzimit të plan- programeve të Serbisë  në shkollat fillore dhe të mesme  në KSA të Kosovës.

 Në vijim po japim diskutimin integral të Rexhep Osmanit, këshilltar i arsimit i gjuhës dhe letësisë shqipe në Entin Pedagogjik të Kosovës i botuar në revistën“Shkëndija”më 1 qershor 1990, në ditën e sotme, 30 vjet më parë, i cili më 3 shtator 1987, përkundër trysnive politike dhe suspe ndimit nga puna, kishte refuzuar përfshirjen e bërthamave të përbashkëta programore jugo- sllave në Programin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe etj.

__________________________________________________________________________

                            Programe që shkatërrojnë indetitetin kombëtar

Ndryshimet fillojnë në RS të Serbisë, Kosova nuk pyetet fare. Institucionet arsimore të Kosovës, një kohë të gjatë, janë në “vartësi profesionale” nga organet arsimore të Serbisë. Për këtë shkak asnjëherë nuk është sugjeruar se në Kosovë nuk mund të “transplantohen” verbërisht ndryshimet të cilat i imponon Serbia. Çdo “reformë”, arsimin kosovar po e kthen prapa.

Ndryshimet e shpeshta në fushën e arsimit dhe të edukimit, kohëve të fundit, janë bërë modë. Mjafton që dikujt të mos i shkojë puna mbarë në fusha të tjera, menjëherë ngutet të ndryshojë diçka në sistemin e arsimit dhe të edukimit dhe të gjitha këto ndryshime t’i emërtojë si “refo- rmë”. Pa u hetuar efektet, frytet e të parës, fillon e dyta e mendohet për të tretën. Te ne zakonisht kërkesat për ndryshime në fushën e arsimit dhe të edukimit i parashtron burokracia politike dhe ajo kulturore. Pikërisht për këtë arsye asnjëherë nuk janë pritur vlerësimet profesi-onale dhe shkencore për zbatimin e programeve që ishin dhe janë në përdorim. Megjithatë pesha e fajit nuk mund të qëndrojë vetëm te ata. Edhe burokracia arsimore mban përgjegjësinë nga shkaku se asnjëherë nuk ka dalë publikisht për t’i kundërshtuar “akrobacionet” që po bëhen në fushën e arsimit. Ende nuk e kanë bërë moshën programet e reja, u paraqitën kërke- sat që ato të ndryshohen. Këto ndryshime fillojnë në RS të Serbisë, dhe Kosova të mos pyetet fare. Institucionet arsimore të Kosovës, një kohë të gjatë, janë në “vartësi profesionale” nga organet arsimore të Serbisë. Për këtë shkak asnjëherë nuk është sugjeruar se në Kosovë nuk mund të “transplantohen” verbërisht ndryshimet të cilat i imponon Serbia. Baza materiale didaktike, specifikat, pozita e arsimit, lokali shkollor, janë vetëm disa elemente që Kosova nuk mund të ecë me ndryshime të cilat bëhen në viset e tjera të vendit. Çdo “reformë”, arsimin kosovar po e kthen prapa. Arsimi në Kosovë po ecën një hap para e dy prapa

Zyrtarizimi i gjuhëve joamtare i papranueshëm

 Në qoftë se analizohen planprogramet mësimore, të cilat në emër të reformave të ndryshme pësuan dhe po pësojnë ndryshime të mëdha, do të hetojmë se ndryshime të shumta kanë pësuar planprogramet e shkencave shoqërore-humanitare. Këto ndryshime kanë goditur thellë-sisht specifikat kulturore, gjuhësore dhe letrare të KSA të Kosovës. Më 1981/82, nga shkollat shqipe, u mënjanuan materiale të pasura mësimore dhe literaturë e gjerë pedagogjike. Këto ditë, kur i kemi në dorë projektplanet dhe programet për shkollën fillore dhe gjimnazet, të Pleqësisë së Arsimit të RS të Serbisë, të përgatitura më parë e të shpërndara kinse si rezultat i reformës në fushën e arsimit dhe të edukimit dhe i zgjidhjeve të reja ligjore në frymën e ligjeve unike për arsim dhe edukim në shkolla shqipe, në KSA të Kosovës ka humbur çdo gjë. Duke e analizuar çështjen e programeve mësimore në frymën e këtyre ndryshimeve kemi konstatuar se këto ndryshime cenojnë rëndë barazinë në fushën e arsimit dhe të edukimit kur merret para- sysh mosha e fëmijëve dhe bota e tyre e ndjeshme emocionale. Në këtë lëndë është shtuar fondi i fjalëve të obligueshme për përvetësim nga 2000 në 3000, ndërsa fondi i orëve në 175 orë mësimi. Janë shtuar veprat në kuadër të lekturës shtëpiake.

Në projektplanin e programit të lëndës “Natyra dhe shoqëria” është eliminuar plotësisht paraqitja e mjedisit shoqëror të KSA të Kosovës. Aty flitet vetëm për mjedisin shoqëror dhe RS të Serbisë, janë dhënë vetëm simbolet e RS të Serbisë – flamuri, himni, stema (vizatimi i këtyre simboleve). Shtrohet pyetja se, ç’është bërë me simbolet e popullit shqiptar? Askund nuk përmenden Krahinat Socialiste Autonome. Është dhënë kaptina “Zavicaj SR Srbije u prošlosti”. Disa tema nuk kanë mbulesa shkencore, b.f. „Paraardhësit tanë. Ardhja e paraardhësve tanë në këto vise“. Kjo për nxënësit shqiptarë nuk vlen. Asgjë nuk është marrë nga e kaluara e shqiptarëve. Në temën „Ekonomia dhe degët e saj“, kur flasim për industrinë, nuk përmendet asnjë fabrikë apo organizatë punuese ekonomike e Kosovës. Ky program është hartuar për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën serbokroate bile edhe për ata nuk është i përshtatshëm.

 Programi i historisë kombëtare – i minimizuar

Programi i lëndës së historisë, po ashtu, nuk është i përshtatshëm. Nxënësit shqiptarë duhet të përvetësojnë dy programe. Në të vërtetë, një program për historinë e popujve të tjerë të Jugo -sllavisë dhe më gjerë, ndërsa programi tjetër që është dhënë si shtojcë, nga historia kombëtare. Kur historia e një populli minimizohet dhe reduktohet në një aneks programi të huaj, por edhe ai i obligueshëm, për nxënësit shqiptarë kjo është e tmerrshme. Në klasën e tetë është paraparë një temë e çuditshme: „Lëvizja separatiste shqiptare në Kosovë“. Sigurisht këtë temë e kanë propozuar shokët e Mojsovit, mbështetur në magjitë e tij para Kuvendit të Jugosllavisë. Në shkollën fillore janë dhënë gjithsej 17 njësi mësimore për këtë lëndë. Në punën shtuese nuk është paraparë asnjë njësi mësimore nga historia shqiptare, meqë tërë programin e historisë shqiptare e konsiderojnë në kuadër të punës shtuese.Programi i historisë për gjimnaz, po ashtu, është dhënë aneks, ku janë dhënë përmbajtje shtuese nga historia nacionale. Për përpunimin e këtyre përmbajtjeve janë caktuar 15 njësi mësimore. Tërë lënda është dhënë sipas  shekujve- për 15 shekuj 15 njësi mësimore,

Absurdet e llojit të vet

Në lëndën e gjeografisë, gjithashtu, ka lëshime të caktuara. Kur flitet për shtetet, b.f. për shtetet e Mesdheut, të gjitha përmenden në veçanti, vetëm Shqipëria është e dhënë bashkë me Greqinë. Pra, sipas hartuesit, nuk mund të flitet në veçanti për gjeografinë e Shqipërisë. Është porosia: duhet ruajtur nga indoktrinimet e maleve të Shqipërisë, e lumenjve të saj dhe klimës së saj. Absurd i llojit të vet! Po ashtu, në programin e gjeografisë ka tema që nuk kanë mbulesë shkencore, b.f. „Aspekti demografik i planifikimit të familjes“, politika popullative në vendin tonë, njohuritë dhe informacionet mbi rregullimin e lindjes dhe të planifikimit të familjes në disa pjesë të RSFJ-së, rezoluta për përtëritjen e popullsisë në RS të Serbisë.

Disproporcion edhe në kulturën e artit e të muzikës

Në lëndën: „Kultura e artit figurativ“, në programin e tanishëm, është injoruar kultura figurative e krijuar në KSA të Kosovës. Në program i ndeshim vetëm 12 autorë shqiptarë, ndërsa 30 autorë jugosllavë, kurse programi i ri i kulturës figurative është koncipuar në mbështetje të bertha -mave të përbashkëta. Detyrat e kësaj lënde janë që të zhvillohet dashuria e nxënësve për trashëgiminë figurative të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë dhe kështu të kultivohet ndjenja e bashkëjetesës dhe parimi i humanizmit socialist. Kështu, në emër të këtij humanizmi, nuk është përfshirë asnjë krijim nga Kosova. Edhe në programin për gjimnaz nuk është vënë asnjë element i kulturës figurative, respektivisht i historisë së artit shqiptar. Në lëndën e kulturës muzikore qëllimi i kësaj lënde është formuluar: „Njohja e veprave të kulturës muzikore të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë“. Edhe këtu janë përfshirë kryesisht vepra të kri-juesve jugosllavë, edhe kur është fjala për vepra për këndim dhe ekzekutim, edhe kur është fjala për vepra për dëgjim. Në projekt planprogramin e kulturës muzikore për shkollën fillore, përveç një titulli „Nëna“ të S. Gjinali, që është përfshirë në klasën e gjashtë dhe është paraparë për këndim, nuk është përfshirë asnjë këngë e krijimtarisë shqiptare, andaj ky program nuk mund të zbatohet kurrë për nxënësit e nacionalitetit shqiptar. Në lëndën e kulturës fizike, gjithashtu nuk është përfshirë asnjë përmbajtje dhe krijim nga Kosova. U hoqën edhe lojërat didaktike shqipe, dhe vallëzimet popullore shqiptare. Edhe programi që është në përdorim, nuk përmban as përfshin vallet popullore shqiptare. Në klasën e parë kemi këto përmbajtje: valle e pionierëve, „Devojçica platno belo“, „Ne jemi fëmijë të gëzuar”,“Crni kos”, pastaj “Valle popullore”, “Divna – Divna”, “Mlada partizanka”, “Tancuj, tancuj”, “Kozaracko“, “Srpsko”, “Savila se bela loza vinska” dhe dy valle të tjera, pastaj “Davaj me majko mori”, “Envertita”, “Žikino kolo“, „Barjako barjako”, „Cardaš“, „Kolo vodi Vasa“ dhe „Ruski tanec“. Pra, siç po shihet, ka gjithçka, por vetëm valle shqiptare jo!

Pabarazia në fushën e arsimit është pjellë e pabarazisë edhe në fushat e tjera shoqërore. Ajo nuk lindi tash. Nuk u shfaq për një ditë, për një muaj, as për një vit – ajo ka moshën e vet, protagonistët e vet, autorët e saj. Në sferën e arsimit, sipas mendimit tim, fajtorët duhet kërkuar në ish-ministritë e arsimit, në censorët politikë dhe ideologjikë, të cilët u hapin rrugën bërthamave të përbashkëta jugosllave e në veçanti serbe në programet mësimore të Kosovës, veçanërisht në programin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe për shkollat fillore (për shkolla të mesme nuk u shkoi përdore). Ata tani me lapsa të kuq janë strukur nëpër kabinetet e tyre, të cilët, në një anë i kushtonin kujdes krijimeve të Kadaresë, e në anën tjetër, ngritnin gishtin për të mënjanuar atë nga programet shkollore. Po ashtu, fjalën e vet duhet ta thonë edhe ata që matematikisht llogaritën se letërsia shqiptare, me instalimin e bërthamave të përbashkëta, ka humbur zero, d.m.th. se nuk ka humbur asgjë. Fajin nuk duhet hedhur vetëm atyre, të cilët janë tërhequr nga pozitat, por edhe tani ka mjaft „kumbarë“ e „ndrikulla“ që janë duke punuar për thellimin e pabarazisë në fushën e edukimit dhe të arsimit. Të gjithë ata, të vjetër e të rinj, që sajojnë dhe miratojnë programe mësimore kundër vullnetit të popullit dhe popullatës shkollore në veçanti, janë të mjerë në shpirt e mendje.

Derisa bërthamat e përbashkëta programore, në shumë pjesë të vendit, nga ekspertë të ndryshëm, u vlerësuan të papranueshme, antipedagogjike, antihumane dhe antikulturore, këtu në Kosovë u pranuan me kënaqësi të veçantë. Ky ishte një turp i madh i atyre që i propozuan, por edhe më turp për ata që i pranuan. Bërthamat e përbashkëta programore nuk u pranuan nga organet profesionale përkatëse arsimore. Pranimi i bërthamave të përbashkëta në programet mësimore të KSA të Kosovës u bë në mënyra të ndryshme. Organet profesionale të Kosovës nuk pranuan bërthamën e përbashkët programore për lëndën e gjuhës amtare, historisë dhe kulturës muzikore. Më vonë, për këto dy të fundit, u bënë zgjidhje të kënaqshme,

Bërthamat e Përbashkëta copëzuan  shumëçka

Vendimi për të „instaluar“ bërthamën e përbashkët programore, në lëndën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, u muar më 25.VII.1967, në takimin e censorëve politikë dhe kulturorë, të kulturës dhe të letërsisë shqiptare në Prishtinë. Këtë takim të „ekspertëve“ për gjuhë dhe letërsi shqipe e udhëhoqi dr. Ejup Hamiti, ish-kryetar i Komitetit të Arsimit, Shkencës e Kulturës, ku merrnin pjesë – Petroviq, Markoviq, Bjeletiq (Serbi), Jovoviq, (Mali i Zi), Klimovski (Maqe- doni), Krnjeviq,  Arifi (Kosovë). Po e citojmë vendimin: „Që në programin e gjuhës dhe të letër-sisë shqipe, për arsimin fillor, të përfshihet bërthama e përbashkët programore në kuadër të 98 përmbajtjeve dhe të 135 orëve mësimore (e gjithë bërthama e përbashkët programore, shënimi im), ndërsa në pjesën tjetër të fondit të orëve dhe të numrit të përmbajtjeve do të caktohet për letërsinë kombëtare shqiptare“. Vendim i ngjashëm është marrë edhe për shko- llën e mesme. Kështu, pra, bëheshin dhe po bëhen përpjekje për ngushtimin e hapësirës kulturore, jo vetëm për ngushtim, por edhe për copëzim në kohë dhe në hapësirë, edhe ashtu të copëzuar, të ndarë, të krijohen kushtet për ta qëlluar më lehtë. Për këtë arsye nga programet mësimore janë zhvendosur përmbajtje dhe krijime që ruajnë kontinuitetin, vazhdimësinë e kulturës sonë kombëtare, shpirtërore e materiale.Duke u mbështetur në Informatën e Kryesisë së Komitetit Krahinor mbi aktivitetin e organeve dhe të organizatave në arsim në realizimin e detyrave nga Konkluzionet e Kryesisë së RSFJ dhe të Kryesisë së Komitetit Qendror të LKJ, me vështrim të veçantë në planet dhe programet mësimore dhe tekstet shkollore – tetor 1986, Kryesia e KK e LKJ të Kosovës hoqi nga programet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe shumë krijime të autorëve shqiptarë. Në kuadër të tyre edhe krijimet e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit dhe të Mark Krasniqit. Heqja e Kadaresë nga programet shkollore, nuk ishte e rastit, mbase, për këto arsye: “se ai ishte dhe është ndër emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore shqiptare,se kishte mundësuar njohjen e letërsisë, të kulturës dhe të historisë shqiptare në përmasa botërore, se ndikimi i tij ishte dhe është i madh në poezi dhe në prozë, duke filluar nga leksiku poetik; larmia e motiveve dhe e temave, guximi krijues, natyrëshmëria e shkrimit e deri te sintaksa poetike, në poezi dhe deri te gjerësia kozmike në prozë, pastaj lehtësohej shumë edhe mundësia për mënjanimin e krijuesve të tjerë nga programet. Më tutje hiqet mundësia e kapjes së zhvillimit të kësaj letërsie, sepse te shkrimet e Kadaresë hetohen gjurmët e Nolit e të De Radës me shokë, kurse te brezat pas tij hetohen gjurmët e shkrimeve të Kadaresë që nga krijuesi më i ri e deri te shokët e tij të moshës.” Kësisoj, me heqjen e Kadaresë shpresohej të shkëputeshin hallkat e zhvillimit normal të kësaj letërsie dje e sot, në rrjedhë të historisë.Nga programet mësimore të gjuhës dhe të letërsisë serbokroate u hoqën të gjitha krijimet, përmbajtjet e autorëve shqiptarë. Kështu në programin e gjuhës dhe të letërsisë serbokroate për shkollën fillore u mënjanuan, për habinë tonë edhe Rifat Kukaj, ndërsa nga këta autorë: Rexhep Hoxha, Agim Deva, Migjeni, Naim Frashëri, Esad Mekuli programi i shkollës së mesme, u hoqën: Nazmi Rrahmani, Hivzi Sulejmani, Rexhep Qosja dhe Enver Gjerqeku.

Kosova e barabartë kur të lirohet nga ndikimet „intelektuale“ të mitomanisë serbe

Jeta e përbashkët e popujve që jetojnë në këtë hapësirë shtron nevojën edhe për komunikim kulturor e gjuhësor. Gërshetimi i kulturave, lidhjet  gjuhësore janë një fakt real, andaj hartuesit e programeve mësimore duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se në viset ku jetojnë shqip- tarët është krijuar një thesar i pasur dhe i gjerë kulturor. Këtë duhet ta kuptojnë dhe t’i pusho- jnë veprimet jocivilizuese për të bërë trysni, me çdo kusht, për ta ngushtuar hapësirën kulturore të popullit autokton shqiptar. Pushteti politik serb po synon që ta shndërrojë popullin shqiptar në popull shërbëtor, ndërsa pushteti gjuhësor e kulturor- në popull skllav. Kosova do të jetë e barabartë atëherë kur të lirohet nga ndikimet e „intelektualizmit“ dhe rëndësisë mitologjike serbe, kur përmbajtjen e shkollës e përcakton vetë dhe kur gjuha shqipe është mjet komunikimi i këtyre përmbajtjeve. Në këtë rast citojmë Kadarenë: „Problemi i teksteve shkollore, i program- meve, i teksteve të leximit, i antologjive letrare, ka një rëndësi kolosale, jo vetëm për të ardhmen e kulturës, por të qytetërimit shqiptar në përgjithësi…“. Disa qarqe shoviniste po thonë se ne kemi gjuhën, letërsinë, historinë, arkitekturën, etikën, ndërsa të tjerëve ua mohojnë. Ne thonë kemi historinë, ndërsa të tjerët nuk e kanë. Injorimi i plotë i historisë, i kulturave të kombeve dhe të kombësive dhe të gjuhës, që diskursi kolonial po synon, parasheh që kulturën dhe gjuhën e tjetrit ta zëvendësojë me të tijën. Ky është miti për arsimin, i cili shpeshherë shprehet në trajta të ndryshme. Propaganda politike asimilimin po përpiqet ta paraqesë si kuptim fisnik, progres, që është një ndryshim i taktikës koloniale, pra – një dinakëri më tepër.

Kur bëhen hesapet pa hanxhinë…

Derisa opinioni ka përqendruar vëmendjen në veprimet primitive e jocivilizuese, në përdhosjen e emrave, të personaliteteve historike, arsimit kosovar, kulturës shqiptare po i përgatitet fundo- sja e paparë, kur përmes përmbajtjeve të shkollës, përkatësisht përmes programeve mësimore do të shkatërrohet arsimi kombëtar në Kosovë.                                                                 

Pra, këtu kemi të bëjmë me një gjenocid kulturor dhe arsimor. Kulturën shqiptare e godasin në embrion. Fëmijët, nxënësit tanë, janë ata që duhet ta shpien përpara dhe t’i thellojnë njohuritë për kulturën, gjuhën dhe për gjithë trashëgiminë tonë në përgjithësi. Në qoftë se, së pari, nuk e njohin vetveten, nuk mund t’i njohim as të tjerët. Zëvendësimi i kulturës vetjake me një kulturë tjetër është mohimi i vetvetes. Veten askush nuk e mohon. Këtë e bëjnë të tjerët, e në këtë rast, hegjemonistët serbë janë vërsulur me tërë forcën për të zhbërë çdo gjë shqiptare, duke instrumentalizuar edhe programet mësimore. Në një periudhë të caktuar, me vetëdije ose pa të, kjo makineri shkombëtarizuese ka qenë e ndihmuar dhe po ndihmohet edhe nga kuislingë e censorë të kulturës shqiptare. Nën maskën e farsës së bashkëjetesës dhe të vëllazërim-bashkimit, ata këputën edhe degën në të cilën është dashur të qëndrojnë. Me porosinë e padronëve të tyre, mohuan kulturën, traditën dhe zhvlerëuan letërsinë shqiptare, duke mohuar edhe vetveten. Në vendet ku bashkësitë e ndryshme shoqërore janë në raporte koloniale edhe nga ana e të nënshtruarve dalin individë dhe grupe të caktuara që e madhërojnë gjuhën, kultu- rën e pushtetmbajtësve, duke e mohuar të veten.

Në kohë të fundit individë të caktuar publikisht po deklarohen se janë të pafajshëm dhe nuk morën pjesë në shembjen e autonomisë në tërësi dhe të autonomisë në fushën e arsimit, në veçanti. Si duket, këta individë, harruan se qitën gisht në pranimin e bërthamave të përbashkë- ta programore për të gjitha lëndët mësimore e edhe për gjuhën e letërsinë shqipe, pa pëlqimin e grupeve profesionale të Kosovës, atëherë kur akoma Kosova nuk kishte humbur autonominë e saj. Me qëndrimet e tyre kontribuan që nga programet dhe tekstet shkollore të mënjanohen përmbajtje,vepra dhe autorë të spikatur të letërsisë shqiptare, ndërsa në anën tjetër, me qëndrimet e tyre poltroniste e mjeruese, nuk thanë asgjë, kur në programet shkollore gjejnë vend shkrimtarë e autorë, të cilët hartuan projekte, elaborate e memorandume për shfarosjen fizike dhe mendore të shqiptarëve, siç janë: Andriq, Duçiq, Crnjanski, Isakoviq, Qosiq e të tjerë. Në këtë rast nuk do të themi asgjë edhe për ata që u pajtuan për hartimin e teksteve të përbashkëta dhe morën pjesë në „shtabin“ e censorëve për „spastrimin“ e teksteve mësimore nga autorë dhe përmbajtje të „papranueshme“.

Po përfundojmë: Është e drejtë jona legjitime, e drejtë shoqërore, por edhe e drejtë natyrore që ne vetë të caktojmë se çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë. Është e drejtë e patjetër- sueshme që fëmijët tanë së pari ta njohin vetveten e pastaj të tjerët. Kornizat që u vihen të tjerëve, duke i detyruar ata që të mësojnë vetëm atë që servojnë kabinetet e Beogradit, do të thyhen. Ata, të cilët nuk e shohin këtë, janë të verbër. Këta njerëz, për t’i përligjur orekset e mëdha për gllabërimin e një populli, qëmtojnë projekte e elaborate dhe nuk e kanë parasysh historinë, kulturën, gjuhën tonë mijëravjeçare. Ata që në zyrat e Beogradit caktojnë përmbaj- tjen e shkollës shqipe në Kosovë, përmes programeve mësimore, e zhvendosin çdo gjë shqip- tare, duhet ta dinë se fëmijët shqiptarë, së pari, e duan këngën e tyre, vallen e tyre, gjuhën e tyre, historinë e tyre, traditën e tyre, kulturën e tyre, vajin dhe buzëqeshjen e tyre, por edhe lumturinë e tyre, andaj u themi urtë e butë “I keni bërë hesapet pa hanxhinë!”.

Shkëndija,  1 qershor 1990                                                              Rexhep Osmani