Life Style - Funny

Kujdes! Problemet që mund të shkaktojë TikTok-u, paralajmërojnë ekspertët

Rrjeti i ri social, TikTok mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrënë.

Aplikacioni i videove është një ndër më popullorët në botë dhe numëron mbi 800 milionë përdorues. 41% e tyre janë mes moshës 16 dhe 24 vjeç.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar se disa përmbajtje mund glorifikojnë çrregullimet me ushqimin si anoreksia dhe bulimia.

Kompania teknologjike ka deklaruar se siguria dhe mirëqenia e përdoruesve është një nga prioritetet kyç të saj. TikTok është shprehur se po inkurajon njerëzit që të raportojnë çdo përmbajtje që promovon këto shqetësime.

Megjithatë një prej organizatave jo fitimpruprëse, Beat, ka deklaruar se edhe pse gjigandi i videove ka marrë masa, ende shfaqen video të dëmshme në aplikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.