EKONOMI

Kujdes: Qindra ton produkte të konfiskuara nga Interpoli

Mishi i  prishur, tun e ngjyrosur me kemikale, qumësht  i rremë në pluhur, jogurt i helmuar apo petë  me borakë dhe formalinë janë  disa nga produktet e konfiskuara në kuadër të hetimeve më të reja të Evropolit për prezencën e produkteve të falsifikuara dhe jo standarde dhe pijeve  në Evropë. Gjithsejtë 749 njerëz janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sipas të dhënave të Evropolit dhe Interpolit gjatë katër muajve , nga dhjetori 2017 deri në mars të këtij viti, në 67 vende janë konfiskuar më shumë se 3.620 tonë  dhe  9.7 milion litra të ushqimit dhe pijeve të falsifikuara, që është rezultat i më shumë se  41.000 hulumtimeve të realizuara në shitore, aeroporte, në porte detare apo në fabrika. Vlera e mallit  kap shumën 55  milion euro.

Belgjika ka mbyllur fabrikën kryesore për përpunimin e mishrave, ndërsa hipermarketet kanë tërhequr produktet e mishit nga raftet  pas skandalit me mish të prishur. Kompanisë së akuzuar i është marrë licenca për  punë, pasi hulumtimet  kanë treguar rrezikun potencial shëndetësor në mostrat e mishit të grirë. Përmes kontrollit është konstatuar  se në mishin i destinuar për ushqim të njerëzve janë gjetur pjesë të mbetjeve të mishit   dhe copa të trupave që përdoren për ushqimin e kafshëve./KI/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483