SHËNDETËSIA

Kujdes nëse keni vendosur të hiqni dorë nga kafeja, trupi juaj do të reagojë në këto mënyra

Para së gjithash, askush nuk thotë që duhet të hiqni dorë nga kafeja pasi të pini një në ditë është e shëndetshme. Por nëse dyshoni se jeni duke pirë shumë kafe ose kafeinë dhe dëshironi ta ndërprisni atë trupi juaj mund të reagojë në këtë mënyrë:

Mund të humbisni peshë: Studimet në Universitetin “Duke” tregojnë se konsumimi ditor i kafeinës në kafe, çaj ose pije joalkoolike rriti nivelet e përditshme të sheqerit me gati 10%, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit. Kështu që më pak kafe dhe do të dobësoheni!  

Mund të fitoni peshë: A keni përjetuar ndonjëherë dëshira të çuditshme në momentin që hiqni dorë nga një veprim i përditshëm si p.sh pirja e kafesë?! Krejt rastësisht mund ta gjeni veten duke ngrënë shumë ëmbëlsira apo një ushqim tjetër për të kompensuar momentin që pini kafe

Mund të flini më shpejt dhe mirë: Edhe pse do të ndiheni të lodhur deri sa trupi juaj përshtatet me mungesën e stimuluesve, ju mund të keni një të mirë siç është dhe gjumë më i mirë. Gazeta e  “Clinical Sleep Medicine” zbuloi se marrja e kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit mund të prishin ciklin e gjumit të një personi.