Bota

Kujdes, kantonin më luksoz të Zvicrës godet varianti i ri i koronavirusit

Autoritetet shëndetësore të Zvicrës karantinuan të hënën dy hotele dhe mbyllën kurset e skive në vendpushimin luksoz në Shën Moritz në përpjekje për të frenuar një shpërthim të variantit të ri të koronavirusit shumë infektiv.

Kantoni lindor i Grisons i urdhëroi të gjithë të vishnin maska në qytetin prej 5,200 banorësh që krenohet si vendlindja e sporteve moderne të dimrit.  Testimi masiv i banorëve do të fillojë të martën.

“Rreth një duzinë rastesh dihen aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, Departamenti i Shëndetësisë ka bërë karantinën e dy hoteleve dhe ka urdhëruar teste për koronavirus për punonjësit dhe mysafirët e tyre,” tha kantoni në një deklaratë.

Nuk u dha kombësia e turistëve as u zbulua se cili variant i ri i koronavirusit ishte zbuluar.

Autoritetet nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për informacion të mëtejshëm. Tek i mbylli restorantet, baret, teatrot dhe vendet rekreative për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, Zvicra i la hapur ashensorët e skive për sa kohë që ata mbanin regjime të rrepta për të mbrojtur shëndetin publik.