Kosova

Kujdes: Gjarpri më helmues në Europë haset në Kosovë

Fotografi kosovar, Meriton Dajakaj, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet, të gjarprit më të rrezikshëm në Evropë, Vipera.

Dajakaj ka shkruar se ky lloj gjarpër nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.

“Disa fotografi nga afër se si duket gjarperi më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkroi ai. /GazetaExpress/