Hi Tech

Kufizohet “Google” dhe “Facebook” në reklamat online

Londër, 2 korrik – Autoriteti britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve, CMA, propozoi masa për të kufizuar mbizotërimin e gjigantëve amerikanë “Facebook” dhe “Google” në tregun e reklamave në internet në Britaninë e Madhe.

“Këto propozime të bëra qeverisë nga CMA vijnë pas një rishikimi të tregut për një vit”, tha Autoriteti në një njoftim për shtyp.

“Ajo që ne kemi zbuluar është shqetësuese. Nëse nuk interesohemi për fuqinë e tyre, njerëzit dhe bizneset do të vuajnë”, theksoi Andrea Coscelli, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit.

Sipas CMA, shpenzimet për reklama në internet arritën rreth 14 miliardë në 2019 në Britaninë e Madhe, 80% e të cilave kapen nga “Facebook” dhe “Google”.

Sipas rregullatorit, mbizotërimi i tyre është gjithashtu një problem edhe për shtypin, pasi gazetat varen nga “Google” dhe “Facebook” për gati 40% të vizitave në faqet e tyre

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483