Kuçi reagon pas padisë që ia bëri Konjufca, e quan “ekspert për shpifje e manipulim”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngritur padi për shpifje ndaj anëtares së PSD-së, Natyra Kuçi.

Klan Kosova raportoi ekskluzivisht për këtë, ndërsa bazë për këtë padi është një deklaratë që Kuçi e kishte bërë në një televizion me pretendimin se Konjufca është pasuruar prej që ka ardhur në pushtet.

Ndaj kësaj padie ka reaguar Kuçi, e cila e ka quajtur Konjufcën “ekspert për shpifje e manipulim”.

“Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë ‘djali të djalit djalit të mixhës’, që i ka mbetur pa u punësu”.

“Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert”, shkroi Natyra Kuçi, duke bashkëngjitur edhe një emoji duke qeshur.

Konjufca, në padi, ka kërkuar 15 mijë euro dëmshpërblim, ndërsa, siç ka mësuar Klan Kosova, paratë ai planifikon t’i dhurojë për bamirësi.

Go to TOP