Kosova

Kuçi: Zgjedhje e Haradinajt president vazhdon palegjitimitetin institucional nga 2011-ta

Ndërsa brenda Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrje që lideri i saj Ramush Haradinaj të jetë kandidatë për president, udhëheqësi I koalicionit qeverisës LDK ka mohuar të jetë diskutuar  për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Analist politik këtë lëvizje të AAK e konsiderojnë si një luftë ndaj vetë qeverisë.

Vetë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar se mund të jetë kandidat për president.

“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.

AAK-ja është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka thënë REL, se deri më tani, partnerët e koalicionit qeverisës, nuk kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Analisti Gurakuç Kuçi rikujton se që nga viti 2011 me Atifete Jahjagën, pastaj me 2014 me zgjedhjen e Isa Mustafës Kryeministër, me Ramush Haradinajn Kryeministër, tani me Avdullah Hotin çdo herë Kosova ka vazhduar të udhëhiqet nga njerëz pa legjitimitet nga populli sepse ose kanë qenë njerëz që nuk janë votuar fare, ose nuk kanë marrë shumicën legjitime duke qenë ma i votuari ose kanë rrezuar legjitimët për tu udhëhequr nga jo të zgjedhurit.

“Edhe kandidatura dhe lufta që po bën Ramush Haradinaj për tu bërë president hyn në kuadrin e palegjitimitetit nga populli. Madje edhe lufta dhe presioni ndaj qeverisë Hoti që po bënë Haradinaj me partinë e tij është krejtësisht e paskrupullt. Haradinaj e di mirë që nuk mund kurrë më të bëhet kryeministër dhe nuk ka vota nga populli, e vetmja mënyrë të mbetet edhe pak në pushtet është të bëhet president”, tha Kuçi për Kosova.info.

Sipas tij zgjedhja eventuale e Haradinaj për president do të ishte edhe një humnerë minimumi pesë vjeçare e Kosovës pa të arritura në arenën ndërkombëtare, sikur që nuk patë as me Hashim Thaçin.

“Përderisa politikanët po kujdesën vetëm për pushtetin e tyre Kosova po bëhet si Sudani”, tha ai. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483