SPORT

Ku po planifikohet të zhvillohet Liga e Kampionëve?

UEFA raportohet se qëndron ende në hipotezën e zhvillimit të “Final Four” për Ligën e Kampionëve, por mund të ndryshojë vendndodhjen nga Turqia në Gjermani.

Serie A, Liga Premier dhe La Liga tashmë kanë zyrtarizuar datat e rikthimit të futbollit, duke iu bashkuar Bundesligës që ka filluar para disa javësh.

Pas kësaj, topi është tek UEFA që po planifikon rifillimin e garave evropiane pas përfundimit të kampionateve vendore.

Sipas Sky Sport Italia, UEFA dëshiron të rifillojë Ligën e Kampionëve më 7 dhe 8 gusht, me ndeshjet kthyese të 1/16-tës.

Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon janë ndër ndeshjet që akoma duhet të përmbyllen, përpara se gara të vazhdojë me një raund të eliminim direkt me një ndeshje në çerekfinale më 13 dhe 14 gusht.

Tashmë ka pasur bisedime për një formulë të zvogëluar me një ‘Final Four’ në Stamboll të Turqisë, por tani pretendohet se vendndodhja do të ndryshoj.

“Final Four” mund të luhen në Gjermani, ku Bundesliga rifilloi në mes të majit dhe pritet të përfundojë si kampionati i parë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483