SPORT

Ku mund të transferohet sulmuesi i Real Madrid këtë verë?

Bale ekskluzivisht i tha Sky Sports News se një kthim në Premier League ‘është diçka që unë do ta shikoja’, por ylli i Real Madrid thotë se klubi i La Liga i ka bërë gjërat ‘shumë të vështira’.

Bale fajëson klubin spanjoll për mos lejimin e tij të largohet më shpejt dhe thotë se është mirë të ndihesh “i vlerësuar” kur ai bashkohet me skuadrën e Uellsit. 31-vjeçari pothuajse u largua nga Real Madrid verën e kaluar për një lëvizje në Kinë, por u bllokua në minutën e fundit.

A mundet që një transferim në Kinë të mbetet akoma aktiv? Cilat skuadra në Angli mund ta kerkojn? Apo është Franca një destinacion i mundshëm?

“Nëse ato opsione lindin [interes nga klubet e Premier League] është diçka që unë do ta shikoja me siguri,” tha ai ekskluzivisht për Sky Sports News.

Bale u duk i irrituar që disa përpjekje për të lënë Spanjën janë bllokuar nga klubi dhe thotë se e ardhmja e tij është në duart e Real Madrid me dy vjet të mbetura në kontratën që ai nënshkroi në tetor 2016.

Disa nga opsionet që i kanë mbetur Bale janë :

Një rikthim në Tottenham

Manchester United

Në ndonjë ekip në Premier Lig

Ne një ekip Francez

Ose një mundësi e dytë në Kinë

/Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.