SPORT

Ku duhet të blihen biletat, po qe se Kosova kualifikohet në Euro 2020

Një gjë që po pritet me entuziazëm e shpresë, janë ndeshjet që do t’i zhvillojë përfaqësuesja jonë në garën për Euro 2020.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), i ka njoftuar tifozët e Kombëtares së Kosovës për mënyrën se si ata mund t’i blejnë online biletat për ndeshjet e verdhekaltërve në Kampionatin Evropian 2020, në rast kualifikimi.

Kosova ende nuk e di nëse do të luajë për herë të parë në histori të vet në një Kampionat Evropian, por fatin e vet do ta mësojë në fund të këtij muaji, pas ndeshjeve të play-off’t të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Dardanët do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje gjysmëfinale në më 26 mars në Shkup dhe, nëse fitojnë, do ta luajnë një ndeshje finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë, për ta siguruar një vend në turneun e verës.

Por të interesuarit për të blerë biletë për ndeshjet e Kosovës duhet të regjistrohet paraprakisht brenda këtij muaji në platformën e UEFA-s, edhe pse ende nuk dihet nëse kombëtarja e tyre verdhekaltër do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse.

Regjistrimi për të blerë biletë duhet të bëhet nga data 13 mars deri më 31 mars, ndërsa biletat do të dalin në shitje më 2 prill.

Kosova do ta ketë mësuar fatin e vet për Euro 2020, kur biletat të dalin në shitje më 2 prill.

Përmes një njoftimi në Facebook, FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës ta respektojnë afatin e regjistrimit për të blerë biletë për ndeshjet e mundshme të Kombëtares.

Njoftimi i FFK-së më poshtë:

“Vini re!

Shitja e biletave për EURO2020 do të fillojë më datë 2 prill 2020!

Si mund të blini një biletë për ndeshjet e Kosovës në EURO2020 në rast kualifikimi të saj?

– Linku për regjistrim: https://euro2020-sales.tickets.uefa.com/

– Ndiqni hapat e kërkuar për regjistrim

– Zgjidhni Kosovën si kombëtaren të cilën e përkrahni.

Afati i regjistrimit

Periudha e regjistrimit është e hapur nga data 13 mars deri më 31 mars.

Regjistrimet pas kësaj date nuk do të jenë të mundshme

VËREJTJE: Vetëm të regjistruarit në këtë platformë mund të blejnë biletat për ndeshjet e Kosovës. Andaj, respektojeni afatin!”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.