SPORT

Ku do ta vazhdojë karrierën Rashica?

Mediat italianë janë të bindura se ylli kosovar do ta vazhdojë karrierën në Serie A, në Napoli, edhe pse ka oferta nga Anglia e Gjermania

Milot Rashica i ka thënë “PO” Napolit.

Për këtë sigurojnë mediat italiane, të cilat janë të bindura se ylli kosovar do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Përfaqësuesi kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në Werder Bremen.

Dhe, 23 vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Napoli tashmë e ka kontaktuar Werderin për të kërkuar informata për futbollistin.

Klubi i Bundesligës i kërkon 38 milionë euro për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses.

Mirëpo, klubi italian synon ta transferojë Rashicën në “San Paolo” për 20 milionë euro.

Rashica kërkohet edhe nga Lazio në Itali.

Ndërsa, në Gjermani vushtrriasin e duan Leipzigu e Borussia Dortmundi.

E në Angli, Rashicën e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa dhe Wolverhamptoni.

Futbollisti ofanziv ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon me klubin gjerman.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483