KULTURË

Kthimi unik i Albatrosit

Shkrimtari Albatros Rexhaj është ndarë shumë i kënaqur në panairin e librit 2018 në Prishtinë.Libri tij më i ri ”KTHIMI” ka dal të jetë libri më i shitur në këtë panair. Ai është një nga penat e forta të viteve të fundit në fushën e shkrimit.

Rexhaj nuk fshehë emocionet nga ky panair i fundit me prezantimin e librit të tij “Kthimi”,në të cilën ai shprehet që ai u përpiqë të gjej vetën tek lexuesit dhe lexuesit të gjejnë vetën tek shkrimet e tija.

Nga vjen ideja e parë kur fillon të shkruash një libër ?

Është produkt i rastësisë shkruarja artistike,frymëzimi,shkëndija që e nxit të gjithën është produkt i rastësisë.Por ajo që vjen më pas më nuk është rastësi.Mënyra se si e ndërton si futet delli i profesionalizimit në mes por fillimi gjithmonë është produkt i rastësisë asnjëherë nuk është diçka e planifikuar.

Cili është libri i parë që ju ka bërë për të qajtur?

Më fute në mendime, po libri i parë është The Count of Monte Cristo nga Aleksandër Dumes është një ndër librat e parë që unë kam lexuar në një moshë shumë të re pasi që kam lexuar shumë si gjimnazistë.

Shkrimi të lodhë apo të jep energji?

As më lodh as më jep energji më qetëson, është si një mekanizëm i cili e menaxhoj çmendurinë time.Realiteti ynë këtu të dërgon nganjëher me një pikë ku e ki problem të menaxhosh vetën.Ndërmjet shkrimit unë e qetësoj vetën dhe shpirtin timë.

Gjatë shkrimit ju mundoheni të jeni sa më origjinal apo e sjell atë që lexuesi e kërkon?

Unë shkruaj ashtu si ndjehem kur ndjehem romanik shkruaj për romance ,kur jam i nevrikosur apo i  acaruar me gjithçka përreth meje e kam at ndjenjën që duhet të mbyllen në vetën dhe të shkruaj. Thjesht shkruaj ashtu si ndihem dhe lexuesi im e dallon këtë ,dua të jem korrekt.

Nëse do mund ti flisje vetës tënde në shkrimet e tua të hershme cila do të ishte pyetja?

Nuk do bëja pyetje do ja beja një këshillë vetës sime mos jep intervista rri në hije. Gabimin më të madhë që kam bërë në jetën time kam dhënë intervista dhe kam dal në publik.Sepse të jesh i famshëm të cenon hapësirën krijuese më shumë kisha dashur të jetoj diku shumë larg dhe fizikisht mos të ishte e mundur që të kem kontakte.Dhe njerëzit të më njohin vetëm përmes letrës sime.

Sa libra i ke të pa botuara dhe sa nga to janë të lëra gjysmë?

Libra nuk kam të pabotuara kam skica shumë ,shkrime të panumërta.E kam çantën time ku mbajë fletorën dhe shkruaj,rëndom gjitha librat e mi kur më vjen ndonjë ide e re e konsultoj në shënimet e mia dhe ndërtoj të gjithën mbi ato shënime.

Sa orë shkruan në ditë?

Shume pak. Njerëzve mundet të ju duket e habitshme mirëpo unë shumë pak shkruaj.Por nuk shkruaj më shumë se 45 minuta në ditë qoftë edhe atëherë kur e kam at inspirimin e madhë, por në qofse do e gjeja at qetësinë dhe do ta eliminoja nervozen do të isha edhe më shumë i suksesshëm.Ndoshta!!

Si i zgjedh emrat e personazheve në libër?

Emrat kryesisht përpiqem që ndërmjet emrave të zbërthej esencën e personazhit cilido personazh qe unë e krijoj janë një pasqyre qe unë e krijoj qe unë e kam njoftuar dhe krijuar.Njëri ndër personazhet e mia është Hana tek libri Edith edhe atë e kom përjetuar sikur një hanë p.sh. kur është errësirë dashuria që e kom ndje për at njeri ,dashuria që mu ka kthy atë njeri ka qenë si një lloj drite në errësirë. Pastaj Zonja Z është dikush që dëshiron të mbijetoj pavarësisht se qka ndodhë nuk heq dorë nga jeta kur jeta heq dorë nga ti. Këtë kam dashtë të sqaroj tek Zonja Z, Edithin e kam huazuar nga dikush faktikisht qe është binjak sikur shenjat e horoskopit binjakët që jetojnë dy personalitete të kundërta që jetojnë në një harmoni me njëra tjetrën.E zgjedhin një emër që e zbërthen ndjenjën time për at person.

Libri yt i fundit na fol pak për botimin “KTHIMI”?

Kthimi është një fabul e thjesht për të cilën unë kam dashur të tregoj mendimet e mia për të cilën i preokupojnë lexuesit e mi .Përpiqem të gjej veten tek lexuesit dhe lexuesit të gjejnë vetën tek shkrimet e mia.

Kthimi është kjo:Është një shkrimtar dhe gjitha librat e mia e kanë një personazh të vetëm.Është alto ego e imja e një shkrimtari misterioz i cili e përjeton një pike ku shteron e lodh jeta e lodhin intrigat e lodh mënyra jetesës.Bënë pjesë edhe në at ku përfshihet luksi i të jetuarit atë që e quajmë ekadenca e të jetuarit edhe ai e humb lidhjen me vetën dhe është fabula kthimi se si ai e gjen vetën dhe gjen rikthimin dhe idenë për të shkruar. Është një rrëfim shumë personal i imi ,edhe lexuesit e mi kane filluar me pëlqye shumë. Marrin shënime me dërgojnë fotografi dhe ndjehem që e kam bërë gjënë e duhur e ndjej se lexuesit e mi e përjetojnë si të vetën.

Si ishte këtë viti panairi i librit ?

Kishte një organizmin dhe një fryme të mirë. Tani normal Prishtina e ka problem infrastrukturën edhe nuk është problem i panairit që ne nuk kemi një hapësirë për një panair të tillë dhe si rezultat i kësaj vuajnë shkrimtaret vuajnë lexues ,botueset është një vuajte kolektive e gjithë neve që merrem me librin dhe e duam.Por si organizmin ishte pak më mirë se vitin e kaluar dhe çdo vitë po sjellin diçka të re po vërehen ndryshimet .

A ka arritur të plotësoj kriteret dhe ti kënaqë lexuesit ky panair?

Por ne shqiptarët në mënyrë konstante jemi të pakënaqur edhe kjo gjë është diçka e mirë që tek ne kurrë nuk arrihet kjo pritshmëri sepse nëse arrihet pritshmëria njerëzit edhe flenë.

Sa mendon qe i jepet rëndësi librit në këtë kohë kur teknologjia është aq e avancuar ?

Librin nuk duhet trajtuar si diçka të jashtëzakonshme nuk jemi në shekullin 18 kur libri ka qenë privilegj sot gjerat kane ndryshuar. Unë mendoj që :Sot lexojnë vetëm ata qe akoma shpresojnë në diçka.

Çka mendon që i mungon panaireve në përgjithësi në vendin tonë,çka mendon ti se cila kishte me qenë mënyra më e duhur për të qenë më afër lexuesëve tuaj ?

Ngjarjet e tilla kulturore duhet të shndërrohet në diçka prioritet nacional edhe jo të jenë organizime që deshtë nuk deshtë të imponohet nga karakteri i dimensionit të tregtarit ekonomik.Është e natyrshme por mendoj që mund të bëhet më shumë të theksohet dimensioni kulturor. Duhet të jetë pjesë e programit të qeverise çdo vitë sepse kjo është një ngjarje që i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë.Panairi sjell mysafir nga jashtë ,shkrimtarë të njohur nga Franca vinë këtu vite me radhë, shkrimtarë të njohur duhet të këtë një protokoll shtetëror që i pret ata të kemi së paku të ju ofrojmë një guitë ku ata mund te njoftohen dhe me vende tjera të Kosovës. Këta njerëz mund të shkruajnë për vendin tonë dhe të bëjnë Kosovën pjesë të fabulave të tyre ky është një potencial që tek ne nuk shfrytëzohet. Nuk është detyrë e mia që të jep këshilla ministrisë së kulturës por mendoj që është diçka qe ata duhet të mendojnë dhe kur bëhet panairi prioritet nacional atëherë futet dhe kjo infrastruktura tjetër në mes që mysafir të caktuar të krijohet një infrastrukture për kushte më të mira dhe nuk ka asgjë të keqe nëse institucionet të angazhohet 3 muaj përpara ose 6 muaj janë disa elemente të vogla që i neglizhojmë.

Si u ndjetë që libri juaj doli më i shituri në Panairin e Librit ?

Ndjeje shumë e mirë unë me libër nuk kam hyr në Prishtinë jam mësuar me suksesin në Tiranë.Ndërsa në Prishtinë panairi sjelli shumë njerëz u krijua një situate shumë e mirë kur gurgulloheshin njerëzit të marrin nënshkrime kjo me jepi një emocion të pa pamë, fakt pavarësisht se ku shkoi lidhja me Prishtinën është organike respekti që kam dhe vlerësimin që marr këtu ka vlerë dhjetëfish më shumë se gjithkund tjetër.

 Cila është këshilla juaj për shkrimtarët e rinjë ?

Do të ju them tri :

1.Shkrimtarët asnjëherë nuk duhet të tregoj se sa i mençur kjo është një kurth që shumë shkrimtarë të rinjtë bien.

2.Krijo zërin tënd në përputhje me kohën ku jeton duhet të jemi shkrimtarë modern nuk mund të ricikloheni nga modelet klasike dhe shkrimtari në kohën e vet ka qenë modern ,të përfaqësojnë vetën e tyre.

3.Mos të lodhni kokën çfarë flasin tjerët.Shkrimtari e din kur ka shkrua mirë dhe kur ka shkrua keq .Nëse ty shpirti te thotë se ke shkrua mire mos e vrit menjën se çka thonj te tjerët sepse lexuesi ka me gjet rrugën deri tek ti./A.Sheholli./

 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483