SPORT

‘Kthimi i Cristiano Ronaldo-s është i mundshëm’

Cristiano Ronaldo përsëri te Real Madrid? Në Spanjë besojnë se po. Në kryeqytetin iverik janë kthyer të ëndërrojnë magjitë e CR7-ës. Gazetari i AS, Tomas Roncero, ka folur për këtë mundësi gjatë programit La Futboleria të Astv.

“Kthimi i Ronaldo-s do  të ishte një lajm që do të zhdukte trishtimin e këtyre ditëve”, ka thënë Roncero. “Po ëndërroj me sy hapur, por ndoshta Juventus mund të mendojë të heqë dorë nga rroga e tij për shkak të problemeve ekonomike të shkaktuara nga coronavirus”.

“Marrëdhënia me Florentino Perez mbetet e tendosur, por kohët e fundit janë takkuar dhe janë përqafuar, kështu që them: pse jo? Martin Vazquez shkoi në Torino dhe pas dy vitesh u kthye”.

“Nëse Cristiano do të bënte të njëjtën gjë, jam i sigurt se 90% e madrilenëve do ta prisnin me entuziazëm të madh. Mosha nuk ka rëndësi për të”./ telesport