KULTURË

“Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi ‘rrëqeth’ Eurovisionin

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi rrëqethi të gjithë skenën e Tel Aviv me perfomancën e saj.

Ajo këndoi këngën “Ktheju Tokës” në gjuhën shqipe, ku të gjithë po e ndiqnin me vëmendje. Në përfundim të performancës pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësim me duatrokitje dhe brohoritje.

Nuk mungoi falenderimi i këngëtares shqiptare Jonida Maliqi në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.

Kjo është nata e dytë e Eurovision ku pas të gjitha performancave do jepet vlerësimi nëse Shqipëria do arrijë në finalen e 18 majit. Shqipëria mban kodin #ALB dhe mund të votohet nga cdo njeri që ndodhet jashtë vendit.