SHËNDETËSIA

Kryhet një operacion i ri dhe i komplikuar në Urologjinë e Spitalit Amerikan

Pacientit të cilit i ishte rekomanduar për heqjen e veshkës si pasojë e gurëve të shumtë dhe zgjerimit të veshkës (hidronefroze), u arrit që ti shpëtohet veshka falë dy operacioneve të reja në të njëjtën kohë, nga ekipi i urologjisë në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Pacientit fillimisht iu bë pastrimi i gurëve me shpim (nefrolitotomi perkutane) dhe më pas u ndryshua pozicioni i pacientit dhe u bë zgjerimi i daljes së veshkës pa prerje klasike, vetëm me 3 hyrje në abdomen rreth 5mm (pieloplasti laparoskopike). 

Pacienti arriti të dalë nga spitali vetëm 2 ditë mbas ndërhyrjes dhe nuk kishte dhimbje ose komplikacione pas operacionit i cili u krye nga ekipi i urologjisë së Spitalit Amerikan në Kosovë nga: Dr. Ajet Xhafa, Dr. Faruk Dogan dhe ekipa e sallës në Spitalin Amerikan Kosovë.

Duhet të theksohet që këto operacione të reja kryhen vetëm në qendra të avancuara në Europë dhe vende të tjera të zhvilluara.