Kosova

Kryeziu: VV-ja e LDK-ja janë në garë për t’ia hedhur fajin njëra-tjetrës

Opinionisti Ismet Kryeziu ka thënë se deklarimet e fundit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës tregojnë një garë për t’ia hedhur fajin njërës apo tjetrës parti, për dështimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Ato po godasin njëra tjetrën. Është lojë fjalësh sepse kanë nisur garën për të hedhur fajin te njëra apo tjetra. Po orientojnë shigjeta të fajësisë. Kjo erdhi si rezultat i idesë ku është provuar të shihen si parti të barabarta. Tentativa për të pasur barazi ka sjellë këtë nivel. Pavarësisht votës ne kemi pasur proces zgjedhor që dy subjekte s’janë të barabarta, por janë njëra e para e tjetra e dyta”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, cilado ofertë që pranohet, ajo e VV-së apo ajo e LDK-së, do të ishte më mirë se shkuarja në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.