Kosova

Kryetarja cakton Trupin Gjykues l në çështjen Mustafa

Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti,
dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës
Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë
gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së
dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së
cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.

Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues. /Kosova.info/