
Në një ceremoni solemne qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë ‘Çelësi i Qytetit të Norwalk’ nga kryetari Tom Phillips, njofton kumtesa.
Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe atii të Norwalk-ut.
Tahiri e ka vlerësuar çmimin raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan.
add a comment