Kosova

Kryetari i Vushtrrisë i uron fitoren Vetëvendosjes e Vjosa Osmanit

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën e Vjosa Osmanit për fitoren në zgjedhje.

Ai ka thënë se do të vazhdoj të punoj edhe me qeverinë e re në interes të qytetarëve të Vushtrrrisë.

” Të gjithë ju që votuat LDK, nga zemra faleminderit, zëri juaj u ndëgjua qartë, reforma do të jetë e plotë dhe gjithpërfshirëse. Do të punojmë bashkë e fort për rikthimin e fuqizimin e LDK-së. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë në Vushtrri në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Vushtrrisë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Procesi zgjedhor në Vushtrri përfundoi, qytetarët dhe subjektet politike treguan kulturë të lartë politike dhe shtetërore.

Fituesve të zgjedhjeve, LVV dhe Listës së znj. Vjosa Osmani, urime për fitoren e zgjedhjeve. Do të vazhdoj me punë, edhe me qeverinë e re, në interes të qytetarëve të Vushtrrisë.

Të gjithë ju që votuat LDK, nga zemra faleminderit, zëri juaj u ndëgjua qartë, reforma do të jetë e plotë dhe gjithpërfshirëse. Do të punojmë bashkë e fort për rikthimin e fuqizimin e LDK-së. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë në Vushtrri në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Vushtrrisë.