Kosova

Kryetari i Vushtrisë propozon një shesh me emrin e Ahmet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Vushtrisë Xhafer Tahiri i ka propozuar Kuvendit të Komunës emërtimin e Sheshit “Ahmet Krasniqi”. Kështu, Vushtrria do të nderojë Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, birin e saj Kolonel Ahmet Krasniqi.

“Sheshi do të vendoset para objektit të ndërtesës së Komunës së re dhe krahas Sheshit “Hasan Prishtina” do të shtojë vlerat kulturore e historike të qytetit. Me këto sheshe, Vushtrria nderon dy figurat e saja të ndritura, por edhe krijon hapsira publike për qytetarët e saj”, tha ai duke shtuar se ky është edhe një premtim i yni që po merr rrugën e realizimit. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.