Kosova

Kryetari i ri i KQZ-së e quan profesioniste Valdete Daken

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se paraardhësja e tij Valdete Daka “ishte një profesioniste”.

Këto vlerësimë ai i bëri gjatë mbledhjes së parë të KQZ-së nën drejtimin e tij.

“Unë besoj që zonja Daka e ka ushtruar funksionin e saj si duhet ka qenë gjyqtare për një kohë të gjatë dhe është gjyqtare ende dhe e ka ruajtur parimin e paanësisë dhe çështjet e tjerët kujt pretendimet e tyre nuk i komentoj”, tha ai.

Ai komentoi edhe vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës që shkarkimin e Dakës ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Atëherë zonja Daka do të vije prapë në kryesimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe unë do të vendosem në Gjykatën e Apelit në zyrën time”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 14 qershor shkarkoi Valdete Dakën.

Ajo për 11 vite ishte në krye të KQZ-së ku organizoi shumë zgjedhje lokale e nacionale.