Kosova

Kryetari i Prishtinës kritikon ashpër Qeverinë Hoti për testet për COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se ende janë në pritje të lejes për testet serologjike që gjenden në terminal doganor e që do të përdoren nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se ene nuk e kupton se pse qeveritë i kanë ndaluar, duke thënë se Kosova është i vetmi vend me vendime të tilla.

“Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti.Ndryshe, testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.