Kosova

Kryetari i LVV-së takoi ministrin e Mbrojtjes të Italisë, e njoftoi për prioritetet e qeverisë në ardhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, u pritën nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ndërsa Guerini e uroi LVV-në për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, Kurti e njoftoi atë mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë, në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht.

“Shprehëm falënderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe me BE-në dhe NATO-n. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.