Kosova

Kryetari i EPP-së jep një lajm të madh për vizat

Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka thënë se pritjet janë të mëdha për Qeverinë e ardhshme.

Weber duke i referuar zhvillimeve mes LDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje tha se partitë politike duhet të flasin si dhe t`i gjejnë modalitetet për krijimin e Qeverisë.

Ai po ashtu ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se po pritet një vendim së shpejti, ndërkaq përmendi në veçanti hezitimin e Francës rreth kësaj çështje.

“E dimë që kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq qe fatkeqësisht kosovarët ende nuk munden të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.