Kosova

Kryetari i Athinës tregon çfarë nuk ka ndryshuar në Prishtinë në 15 vjetët e fundit

Kostas Bakoyannis, Kryetar i Komunës së Athinës, ka thënë se Prishtina si qytet është transformuar në periudhën 15-vjeçare prej kur ka qenë herën e fundit personalisht, duke përmendur ngritjen e ndërtesave.

Ai ka thënë se ka një diçka që nuk ka ndryshuar prej atëherë.

“Ajo që nuk ka ndryshuar është dinamizmi i qytetit, është vibrues me plotë të rinj. Të gjithë e bëjmë pjesën tonë dhe më të mirën e mundshme. Në Greqi ia kemi dalë mbanë që politikën dhe kundërshtinë t’i lëmë anash dhe punën ua kemi lënë ekspertëve”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Bakoyannis ka thënë se e dashuron punën që e bën si kryetar komune.

“Kam filluar të punoj me autoritetet lokale që nga viti 2012. Kam shërbyer si udhëheqës i rajonit të Greqisë Qendrore dhe tash e kam mundësinë që vjen një herë në jetë, të shërbej si kryetar i djepit të demokracisë”.