Kosova

Kryetari Haliti uron 17 shkurtin

Kryetari i komunës së Vitisë me rastin e festës së 13 vjetorit të pavarsisë së Kosovës ka uruar qytetaret me anë të një postimi në Facebook.

Ja postimi i tije i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të Komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar por në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës.

Me respekt
Sokol Haliiti