Kosova

Kryetar i Gjilanit apo i LDK’së, flet Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mars.

Krahas emrave të tjerë si kandidat potencial për këtë pozitë është edhe nënkryetari aktual, Lutfi Haiziri.

Ai tha se edhe nëse zgjidhet si lider i partisë, detyrën e të parit të Gjilanit do ta çon deri në fund.

“Nuk ka asnjë lloj pengese apo kusht politik që lidhet me kryerjen e detyrës dhe detyra ime e parë mbetet natyrisht zbatimi i detyrave në Komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Haziri.

Por edhe nëse nuk fiton, ai pohoi se do ta mbështesë secilin që emërohet në këtë post, pasi LDK-ja ka njerëz të zotë për ta udhëhequr subjektin.

Ai tregoi edhe se çka e pret kryetarin e ri të kësaj partie.

“Zgjedhje të shpejta dhe vendime të vështira, siç është roli i LDK’së në Kuvend si opozitë, roli i LDK’së në zgjedhjen e presidentit, roli i LDK’së në dialog për normalizim, si dhe roli në zgjedhjen e problemeve të brendshme”, ka thënë Haziri për Klanin.