Kosova

Kryesuesi i KPK-së takon Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka takuar Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney.

Rrjedhimisht, në kuadër të mbajtjes së takimeve të rregullta, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mbarëvajtjes së proceseve të punës, legjislacionit, reformave dhe zhvillimit të bashkëpunimit të rregullt mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë këtij takimi të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në proceset e ardhshme/Kosova.info/