Kosova

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Checch and Company Consulting Inc

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Allen dhe Kelly Gavagan, zv.Presidentin dhe Drejtorin e Programeve në Kosovë nga Checch and Company Consulting Inc, e cila është kontraktuesi parësor i USAID-it dhe ka rol udhëheqës në mbështetjen e iniciativave të USAID-it për të forcuar sundimin e ligjit.

Gjatë takimit, u bisedua për aktivitetet aktuale, punën dhe kontributin e Kompanisë Inc, të cilat fokusohen në luftën ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor. Përfaqësuesit nga Kompania Inc diskutuan edhe rreth përgatitjeve për aplikim në Kërkesën për Propozime (RFP) të USAID.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483