EKONOMI

Jep dorëheqje Kryeshefi i Telekomit

Zeqir Kiqina ushtrues i detyrës i Kryeshefit të Telekomit të Kosovës ia ka ofruar dorëheqjen Bordit të Drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Z.Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë.

Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu bordi ka falenderuar Z.Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike.

Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ud e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit z.Agim Matoshi. Bordi po ashtu ka falenderuar Z.Matoshi për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike.

Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitatë që kanë pasur më heret.

Gjithashu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv Znj.Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit z.Feim Kelmendi.