Kryeprokurori Ujkani pret në takim pjesëtarë të KFOR amerikan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, ka pritur në takim pjesëtarë të KFOR-it amerikan nga kampi Bondsteel.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme, dhe kryeprokurori Ujkani njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kompetencat, organizimin dhe sfidat e punës në këtë prokurori.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sundimit të ligjit. /Kosova.info/

Go to TOP