Kosova

Kryeministri Kurti me dy takime të rëndësishme për sot

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbetet e ngarkuar me takime të shumta – shkruan Kosova.info

Sipas njoftimit për media, ai sot do ta takojë Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean Hubert Lebet. Takimi do të realizohet në orën 11:00.

Po ashtu, për vizitë Kryeministrit Kurti do t’i shkojë edhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela.

Ky takim do të realizohet në orën 12:00./Kosova.info/