Bota

Kryeministri japonez : Askush nuk e do luftën

Askush nuk do luftë dhe Japonia do të kryejë rolin e saj për të evituar një konflikt ushtarak, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe gjatë konferencës për shtyp të përbashkët me presidentin e iranit Hassan Rohani në Teheran, ku ndodhet në kuadër të një misioni tre ditor në kërkim të një ndërmjetësimi mes SHBA-së dhe Iranit.

 “Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, pra është e nevojshme që të parandalohet rreziku i shpërthimit aksidentalisht i një lufte”, shtoi Abe, duke ftuar Iranin që të ketë një rol konstruktiv për këtë çështje. Kryeministri japonez i kërkoi gjithashtu Teheranit që të vazhdojë bashkëpunimin e tij pozitiv me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA).

Leave a Reply

Your email address will not be published.