Bota

Kryeministri indian kërkon falje për izolim

Kryeministri Indian, Narendra Modi, u ka kërkuar falje indianeve për vendosje të masës së izolimit.

Pas kritikave rreth mungesës së planifikimit para izolimit, e cila është vendosur në më pak se katër orë pas njoftimit, Modi ka kërkuar falje për ndikimin që mund të ketë pasur ky vendim në jetët e njerëzve.

“Me siguri shumë persona janë zemëruar me mua për izolim në shtëpitë e tyre. Unë i kuptoj shqetësimet e tyre, mirëpo nuk ka pasur mënyrë tjetër për të luftuar koronavirusin. Për një shtet si India me popullsi 1.3 miliardë dollarë, ekziston një betejë mes jetës dhe vdekjes, të cilët duhet ta fitojmë”, ka thënë mes tjerash Modi.

Deri më tani, India ka raportuar për 987 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, derisa 25 të tjerë kanë vdekur.