Kosova

Kryeministri i mohon spekulimet rreth kalimit të kompetencave te presidenti: Kryeministri në bazë të kushtetues e udhëheq dialogun

Kryeministri Avdullah Hoti, ka mohuar se ia ka transferuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kompetencat për dialogun me Serbinë.

Pas mbledhjes së qeverisë ku u vendos për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, Hoti ka thënë se Qeveria do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Kjo sipas tij, është e garantuar edhe në bazë të Kushtetutës.

“Kryeministri në bazë të kushtetues e udhëheq dialogun. Nuk do t’i transferoj asnjëherë kompetencat te presidenti. Dialogu udhëhiqet nga qeveria”, ka thënë ai.

Ndërkaq në një dokument 58 faqesh që posedon KOHA thuhet se presidenti do të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë. ky rol është i njohur në programin qeveritar i cili është miratuar të enjten.

“Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.