Rajoni

Kryeministri i Malit të Zi: Rezoluta për Srebrenicën ishte e panevojshme

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ende është i mendimit se rezoluta e miratuar për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë ishte e panevojshme.

Pasi një video u postua në profilin e Krivokapiq në Instagram, ai tha se ishte kundër kësaj rezolute.

“Të nderuar, unë fola para votimit të rezolutës për Srebrenicën, duke thënë se ajo ishte e panevojshme”, shkroi Krivokapiq.

Sipas tij, Mali i Zi tashmë e ka miratuar një deklaratë mbi ngjarjet në Srebrenicë.

“Unë ende kam të njëjtin qëndrim. As unë dhe as qeveria ime nuk mund të ndikojmë në miratimin e asaj rezolute, sepse siç e dini, ne nuk kemi deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, ku u votua”, shkroi Krivokapiq në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CR9DNnDoY1M/?utm_source=ig_web_copy_link