Kosova

Kryeministri Hoti mirëpret zhbllokimin e fondeve për Kosovën nga MCC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta riaktivizuar programin e Milenium Challenge Corporation (MCC) në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret zhbllokimin e fondeve për Kosovën nga Millennium Challenge Corporation (MCC), pas vendimit tonë për ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, si shenjë e vullnetit tonë për t’i dhënë hapësirë dialogut”, theksoi kryeministri Hoti.

Me këtë rast, kryeministri Hoti pohoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë amerikane për vendin tonë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483