Rajoni

Kryeministri grek uron Zaevin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i ‘Syriza’, Alexis Tsipras në bisedë telefonike kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i ka uruar për vendimin e nisjes së bisedimeve me BE-në dhe anëtarësimit në NATO.

“Tsiprasi uroi Zaevin dhe sipas të njëjtave burime ka theksuar se askush nuk do të besonte Nikos Kotziasin dhe NikollaDimtirovin, nëse para tre viteve deklaronin se do të ndodhë e gjithë kjo”, shkruan agjencia greke ‘ANA-MPA’, transmeton Kosova.info.

Sipas ‘ANA-MPA’ dy ish-kryeministrat kanë theksuar se është e rëndësishme mobilizim për të menaxhuar me pandeminë e coronavirusit.

Ish-kryeministri Zaev, sipas ANA-MPA, ka potencuar rëndësinë e hapave të ndërmarra nga Maqedonia e Veriut në marrëdhëniet bilaterale, për rajonin dhe Evropën duke shtuar se forcat progresive te të dyja vendet kanë dhënë shembull për Evropën, posaçërisht gjatë këtyre momenteve.