Bota

Kryeministri grek: Ministrat dhe deputetët të japin gjysmën e pagës për luftën kundër COVID-19

Kryemistri grek, Kyriakos Mitsotakis u kërkoi anëtarëve të qeverisë dhe deputëve të maxhorancës për të dhënë gjysmën e pages së tyre për të luftuar koronavirusin, gjë që presidentja e re e Republikës greke ka premtuar ta bëjë menjëherë.

“Presidentja, Katerina Sakellaropoulou, e cila mori funksionet më 13 mars në presidencën greke ka vendosur të jape gjysmën e pages së saj për dy muajt e ardhshëm për shkak të rrethanave financiare të vështira që ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga COVID-19”, sipas një komunikate të publikuar sot.

“Ne jemi të barabartë përballë kërcënimit shëndetësor. Por, për të luftuar, secili duhet të marrë pjesë sipas forcave të tij”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai i bëri thirrje botës politike të pozicionohet në planin e pare të solidaritetit duke u kërkuar anëtarëve të qeverisë së tij dhe maxhorancës parlamentare të së djathtës Demokracia e Re të japin gjysmën e pages së tyre dy muajt e ardhshëm për një fond special, i destinuar për të luftuar pandeminë.