Rajoni

Kryeministri bullgar refuzon të takojë presidentin maqedon Ivanov

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka refuzuar takimin me presidentin e Maqedonisë George Ivanov që është planifikuar për nesër, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Siç njofton portali bullgar “24 orë”, duke u thirr në burimet e saj, Ivanov ka udhëtuar në një vizitë në Bullgari, ku gjatë ditës do të takohet me homologun e tij Rumen Radev. Takimi i planifikuar i Ivanovit me Borisovin është pjesë e programit zyrtar të vizitës së tij.

Thuhet se Ivanov ka urdhëruar edhe ministren e punëve të jashtme , Ekaterina Zaharieva, që po ashtu të mos pranojë takim me Ivanovin. Përkujtohet se vizita e Zaharieva në Shkup është  planifikuar për 15 dhe 16 qershor. Në pyetjen nëse do të ndodhë takimi i Borisovit dhe Zaharieva me Ivanovin, nga ministria e jashtme në Sofje thuhet:

“Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë, sikurse tërë bashkësisë ndërkombëtare. Integrimi në BE dhe NATO është kyçe për zhvillimin e fqiut tonë, dhe kjo nuk duhet vënë në pyetje”, thuhet nga ky resor.